close
Vendi

GOSTIVAR: PËRUROHET URA KRYESORE

unnamed

Vlera e investimeve mbi 1 milionë euro


Në prani të qindra qytetarëve të Gostivarit, mysafirëve dhe delegacionit të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta të enjten u inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga e re e hapur që lidh dy pjesët e qytetit. Ndërtimi i urës si dhe ndërtimi i rrugës së re bashkë me sistemin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, ndriçimit publik dhe trotuareve, kapin vlerën e përgjithshme të investimit prej mbi 1 milion euro.

“Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar”, Komuna e Gostivarit arriti të siguron fonde nga Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave – MIDF.

Gjatësia e urës së Demokracisë është 42 metra, gjerësia 20 metra. Janë ndërtuar katër korsi për vetura nga 3 metra të gjera, 2 korsi shtesë për biçiklistët me gjerësi nga 1.5 metra, si dhe 2 trotuare për këmbësoret me gjerësi nga 2 metra në të dyja anët e rrugës. Ura mbështetet në 8 shtylla mbajtëse prej betoni. Edhe rruga i ka të njëjtat performanca. Është ndërtuar sistemi i kanalizimit atmosferik, ndriçimi publik, si dhe sinjalizmi  horizontal dhe vertikal. /Art Channel/